AktualitetPolitikëTë fundit

“S’ka kohë për rotacion, duhet përmbysje”, Mehdi Malkaj në protestën para Bashkisë Tiranë: Më kanë kërcënuar! Nëse na rrahin…

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka marrë pjesë sërish në protestën që opozita ka organizuar për të disatën herë para bashkisë së Tiranës ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Malkaj teksa bëri thirrje për reagim masiv nga populli duke u shprehur se nuk frikësohej edhe sikur të dhunohet nga efektivët. Duke iu drejtuar efektivëve të pranishëm për mbarëvajtjen e protestës, Malkaj u tha se nuk ia vlen të mbanin veshur uniformën në raste të tilla.

Ai shtoi se kjo duhet të ndodhë edhe nëse do të dhunohen nga policia.

“Nuk kemi kohë për rrotacion. Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje. Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më. Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë. Ju policë mendojeni një herë a ia vlen ta mbani atë uniformë? Edhe unë marr kërcënime! ”, tha ai.

 

Fraksion.com