AktualitetPolitikëTë fundit

Rama ia thotë troç ministrave: S’do të keni më akses te tenderat publikë!

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se ministrat e kabinetit të tij qeveritar nuk do të kenë më punë me tenderat publikë.

“Ne nuk na mjafton kaq dhe shifrat që dhashë nuk duan të thonë që në prokurimet publike nuk ka korrupsion. Ne kemi hedhur një hap tjetër para, për të krijuar shoqërinë publike të operatorit të blerjeve të përqendruara që ka nisur punë zyrtarisht në 25 prill dhe do t’i kryejë ajo të gjitha prokurimet

Pra asnjë ministër dhe asnjë strukturë e varësisë nuk do të ketë më të bëjë me tendera por do merren me politikat sektoriale. Kjo shoqëri do të asistohet nga shoqëri partnere europiane.”, tha Rama.

 

Fraksion.com