“Më rritën dy prindër nga Xhamajka”, habit Young Zerka: 12 vjeç, shkova me kamion në Angli
“Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan , ka qenë këngëtari Young Zerka, i cili ka rrëfyer përpara fëmijëve se si në moshën 12 vjeçare mori një vendim.
Ky vendim ka të bëjë me kohën kur Zerka në një moshë të vogël iku me kamion në Angli.
Young Zerka: Para se të bëhesha muzikant, luaja futboll dhe ekipi im i futbollit në Korçë zhvilloi një kampionat në Holandë. Nga Holanda në Belgjikë…Kur ishim atje ia mbathëm vrapit dhe ikëm!
Young Zerka: Kam qenë më i vogli se kam pasur dhe vëllain te i njëjti ekip, te “Young Boys”, diku te 12 vjeç. Kam qëndruar një vit në Belgjikë, pastaj si gjithë shqiptarët ika në Angli me kamion. I fshehur pa bërë asnjë lloj zhurme, se kisha hall se më dëgjonte xhaxhi polici.
Ai shtoi po ashtu se në Angli për të janë kujdesur një çift me prejardhje nga Xhamajka.
“Më merrte shumë malli për mamin dhe babin. Në momentin që shkova atje, gjeta dy prindër të tjerë që ishin me prejardhje nga Xhamajka. Më rritën mua”, tha Young Zerka.
Fraksion.com