“Jemi të shqetësuar për lirinë e medias“, Rama: Veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet, ndaj falënderoi Reporterët pa Kufij për raportin e tyre të thellë.
“Ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët e interesuara dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve”, u shpreh Kryeministri.
Rama tha se “jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim në të gjithë botën”.
Kryeministri siguroi se “qeveria shqiptare është e gatshme të ndërmarrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në thyerjen e këtij trendi”.
Fraksiom.com