Spiun i sigurimit të shtetit”, Balla dhe Noka replika pas akuzave për kreun e “Magjistraturës“
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka replikuar në seancën e sotme plenare me deputetin e Rithemelimit, Flamur Noka.
Ky i fundit gjatë fjalës së tij tha se kreu i shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, është spiun i sigurimit të shtetit.
Ministri Balla iu drejtua Nokës duke i thënë se duhet të kërkojë falje dhe të mos sulmojnë më kryeprokurorët dhe ambasadorët amerikanë.
“Deri më sot nuk kishte ndodhur që njëra prej palëve politike të sulmonte shkollën e Magjistraturës. Prej 1997 kjo shkollë, ia kemi besuar partnerëve tanë më të rëndësishëm. Certifikimin ia kemi besuar OSBE. I kemi thënë duhet të jeni ju. Aty janë projekte të shumta. Mirënjohje taksapaguesve amerikanë.
Aty është Këshilli i Europës. Proces që zhvillohet me një pajisje digjitale. Proces që është qartësuar në publik, ka vijuar normalisht. Pajisja nuk ka marrë një faqe të fundit. Është ribërë vlerësimi. Asnjë prej tyre nuk ankohet. Pse anohesh ti? Godisnit drejtorin e shkollës, juristin e nderuar Arben Rakipi. Dhe këtu kuptova hallin. Flamur kam vetëm një pyetje, si ka mundësi ti si krye zv.lider. Riprodhoni me gabime gjithë baltën që ka prodhuar ish-lideri yt, në arrest shtëpie. Nga 92 deri 2024, babai yt politik i ka sulmuar me radhë, ka sulmua ish-krye prokuror Theodori Sollakun, Ina Ramën dhe tani po sulmoni kryeprokurorin Olsi Çelën dhe kreun e SPAK, Altin Dumanin. Ju nuk lini fare as hapësirë që t’ju mbroj dikush.
Nuk keni lënë asnjë prokuror të përgjithshëm vetëm Llallës. Njëlloj keni sulmuar të gjithë ambasadorët amerikanë, me përjashtim të Rajersonit. E filluat me Marsia Lino, Ëithers, Jeffrey dhe pastaj tek Arvizu, Donald Lu dhe pastaj tek Yuri Kim.
Presim ambasadorin e radhës. Si ka mundësi që sulmoni kryeprokurorin dhe ambasadorin amerikan. Flamur ngrije kokën këtu. Në këtë sallë, ju e dini dhe si ka funksionuar shumica kanë qenë içik këtej. Ne kemi bërë përpjekjet tona. Ju e keni premtuar, ne e kemi bërë realitet kemi hapur dosjet. Flamur kërko falje shkollës së magjistraturës. Mund të ketë qenë ndonjë ëndërr në sirtar, por pastaj shkove tek doktori”, tha Balla.
“Po të dalin letrat, del te Metamorfoza që jeni të gjithë të zhytur”, iu përgjigj Noka.