“S’kemi punë tjetër e mund të bëjmë gallatë me popullin”, Meta i përgjigjet Gonzatos: Detyra jonë është ta luftojmë korrupsionin e Edi Ramës
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi sot pasa deklaratave të ambasadorit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i cili sot bëri thirrje që SPAK të lihet të bëjë punën e vet e të mos ketë ndërhyrje politike.
Gjatë një konference për shtyp, Meta u shpreh se “ne jemi mësuar me deklarata të tilla dhe argëtohemi”.
“Habitem që nuk kanë shqetësim këta kur Edi Rama shkel vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ka krijuar vetë, por ne jemi mësuar me deklarata të tilla dhe argëtohemi”, u shpreh ai.
Meta tha se “detyra jonë është ta luftojmë korrupsionin e Edi Ramës me të gjitha mënyrat e format demokratike e heroike që kërkon çrrënjosja e një sëmundje vdekjeprurëse për një komb”.
“Nuk është detyrë e askujt tjetër të bëjë detyrën tonë. Ne nuk e kemi bërë mirë deri tani prandaj ka bërë qejf Edi Rama dhe McGonigal-ët e tij që kanë mbushur off-shoret me paratë e shqiptarëve”, tha Meta.
Meta theksoi se Altin Dumani është në krye të SPAK jo për shkak të integritetit, apo vendosmërisë për të luftuar korrupsionin në nivele të larta por për t’i shërbyer Ramës.
“Të jesh ambasador e diplomat në këtë vend është bukur, i respektojmë. E ngaqë i respektojmë shumë kujtojnë se s’kemi punë tjetër e mund të bëjmë gallatë me popullin tonë. Por aq e lehtë sa është të jesh ambasador në Shqipëri, aq tmerr është të jesh qytetar i këtij vendi e të mos kesh lidhje me Rilindjen e të kërkosh drejtësi në këtë vend. Janë 115 mijë dosje që nuk janë prekur me dorë e dhjetëra-mijëra qytetarë parashikohet të mos marrin drejtësi sa të jenë gjallë”, shtoi ai.
”Habimet që nuk kanë shqetësim këta kur Edi Rama shkel vendimet e gjykatës Kushtetuese që ka krijuar vetë, por ne jemi mësuar me deklarata të tilla dhe argëtohemi. Detyra jonë është ta luftojmë korrupsionin e Edi Ramës me të gjitha mënyrat e format demokratike e heroike” nënvizoi Meta.
Reformën në drejtësi të miratuar dhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve e quan ‘Ramaforma’ e cila nuk u ndërtua për të dhënë drejtësinë qytetarëve por për ti siguruar pandëshkueshmërinë Rama Veliaj.
“Prandaj të nderuar diplomatë të BE-së që jeni në Tiranë Rama guxoi të vjedhë lekët e IPARDI-t dhe e bëri se kishte garanci se drejtësia e kapur prej tij nuk do të bënte asnjë hap përpara për të hetuar skandalet me fondet e IPARDI-t që në vend që të shkonin për fermerët shkuan për miqtë e kryerilindasit. As pronat e komuniteteve fetare nuk i kanë kthyer se ia kanë dhënë miqve oligarkë, apo rastin e Himarës për të cilat rri në burg ai që e zgjodhi populli i Himarës. Qytetarët humbën por fitoi pandëshmkueshmëria e Ramës e Veliajt për të mos dhënë llogari nga korrupsioni i llahtarshëm. Kulmi i Ramaformës arrin sa Veliaj thirret në SPAK pas 4 vitesh, nga fillimi i procedimit penal nr 255 i vitit 2020 duke qenë ai iniciatori që firmosi e vodhi në aferën e incineratorit që nuk ekziston.
Meta shkon më tej duke thënë se SPAK u detyrua pasi u gjend përballë protestave në Tiranë.
“Drejtësia u detyrua të bëjë veprime fiktive vetëm pas protestave të zjarrta të qytetarëve të Tiranës, dhe dosjes së 5 D. Nuk është asgjë nga ajo e 15 drejtoreshave është tmerr tjetër. Të gjithë e kanë të qartë që kjo është drejtësi me regji nën kontrollin e plotë të Edi Ramës. Të gjithë e dinë se Ramaforma përdoret për të kërcënuar dhe shantazhuar gazetarët për të mos nxjerrë të vërtetat e krimet e Ramës e të qeverisë.
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi garantoi se protestat para bashkisë do të vijojnë, ndërsa Meta i bëri thirrje Dumanit të veprojë pasi sic tha ai populli i Tiranës është i revoltuar.
“Protestat nuk do të ndalen deri kur Erion Veliaj të ikë nga bashkia dhe të jetë në burg për të gjitha veprimet skandaloze që ka kryer. Nuk do të lejohet instalim i regjimit ton tomakutëve në Shqipëri. U bëj thirrje policëve të zbatojnë ligjin. I bëj thirrje drejtësisë të veprojë të parandalojmë ngjarje të tilla sepse populli i Tiranës është shumë i revoltuar dhe me shumë vëshitësi po e përmbajmë” mbylli Meta konferencën e tij
Frason.cm