AktualitetPolitikëTë fundit

“Shqipëria ka krijuar infrastrukturë bazë për trafik droge”, Salianji: Emigrantët që do të vendosen në Gjadër ka rrezik të përdoren për…

Deputeti Ervin Salianji ka akuzuar Policinë e Shtetit se ka mbajtur të fshehur raste duke mos i bërë publike.

Ai shtoi se vendi ynë ka krijuar infrastrukturë për trafikun e drogërave të rënda, ndërsa shtoi se do të jetë i vështirë menaxhimi i më shumë se 3 mijë emigrantëve që do të vendosen në Gjadër.

“Drejtues të lartë të policisë dekonspirojnë dhe janë të pabesueshëm për SPAK për t’i përfshirë në operacione.
U rrah një drejtor i burgut dhe ngjarja nuk u raportua edhe pse ndodhi në mes të qytetit?
Vrasjet me pagesë janë rritur por nuk janë zbardhur.
Për këtë e kemi shqetësimin në emër të publikut. Shqetësim që Shqipëria ka krijuar infrastrukturë bazë për të trafikuar emigrantë e drogë. Do shihni si do menaxhojë Shqipëria atë gjënë që keni sjellë në Gjadër. Nuk kemi kapacitet për të menaxhuar 3000 e ca njerëz në kamp kur raporti thotë që emigrantët po përdoren për trafikun e drogës”, tha ai.

 

Fraksion.com