AktualitetPolitikëTë fundit

Protestuesit hyjnë në Kuvend: Aktivistët hedhin letra drejt deputetëve, baner për të drejtën e votës së emigrantëve. Gardai nxjerr jashtë

Një grup protestuesish kanë hyrë në seancën plenare të Kuvendit këtë të enje.

Ata shpalosën një baner për votën e diasporës ku shkruhej “Dua të votoj në 2025 nga Diaspora” dhe më pas qetësisht hodhën letra brenda sallës.

Protestuesit u larguan nga punonjësit e Kuvendit.

Një prej tyre shtoi se Garda kur i nxorri jashtë nga salla e Parlamentit edhe i kërcënoi.

‘Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka dhënë një vit kohe për të miratuar një kod  të ri që mundëson votën e diasporës. Nuk kemi akoma propozim ligjor për kodin e ri zgjedhor dhe vijojmë presim afati ka kaluar. Komisioni vepron me dyer të mbyllura. Komisioni ka marrë nga diaspora mendimin’, thotë një protestues.

‘Ka kaluar 3 muaj dhe nuk ka akoma propozim, në 2009 e kanë premtuar votën e diasporës këta që janë sot në qeveri dhe thonin na pengon PD-ja. Pas kaq shumë vitesh në qeverisje. Ka pas pafund organizata dhe kanë thënë që do e bëjnë votën e diasporës në 2021, jemi në 2025 dhe mesa duket nuk do e bëjnë. Prandaj ky aksion ishte për t’i zgjuar pak nga gjumi’, thotë një tjetër protestuese.

‘Garda na kërcënuan dhe na thanë hajde se do flasim bashkë, ishte dikush aty me kollare, shikojeni se do na përndjekin’, shton protestuesi.

Nga ana tjetër, një prej protestuesve ka debatuar me një përfaqësues të gardës, teksa ky i fundit nuk e lejon të protestojë brenda ambienteve të Kuvendit, vetëm të qëndrojë si vizitor.

Gardisti: Nuk iu lejohet të bëni protestën para sallës.

Protestuesi: Kush nuk e lejon? Ju nuk e lejoni?

Gardisti: Nuk e lejon rregulli.

Protestuesi: Ky është institucion kushtetues. Ju lutem kamerat na ndjekin se ka mundësi të na vënë prangat.