Kryeministri retushoi foton me kryebvashkiakun”, Çipa: Kreu i qeverisë duket se po distancohet. Kreu i bashkisë brenda një procesi juridik, duhet të…
Drejtori i përgjithshëm i News24 Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin Open ka komentuar hetimet që po bën SPAK dhe raportet mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Çipa theksoi se duket se Rama po distancohet nga Veliaj. Ai shton se Veliaj është vënë tashmë në një proces juridik dhe duhet të përballet me realitetin e pritet të shohim si do të përballet me këtë betejë.
“Rama ka retushuar foton me Veliajn. Edi Rama thotë se vetëm Ali Ahmeti mund të më sillte në Bashkinë e Tiranës. Duket se ka një distancim të Ramës ndaj Veliajt. Ajo që është publikuar në media për aferat në Bashkinë e Tiranës mbetet një nga rastet më të bujshme në praktikën e nivelit vendor nën qeverisjen e PS.
Dyshimet e kanë goditur imazhin publik të kryebashkiakut Veliaj. Nuk e di sesa i aftë do jetë që të argumentojë dhe të përballet me realitetin. Veliaj është vënë në një process juridik. Deri tani është thirrur si person që ka dijeni, pritet të shohim më tej si do avancojnë hetimet”, deklaroi Çipa.
Fraksion.com