Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Salianji: Policia ka dështuar, krimi shenjëstron dhe magjistratët
Deputeti i PD-së Ervin Salianji, në fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë ka komentuar ngjarjen në Shkodër, ku gjyqtarit Tonin Stërkaj iu vendos tritol në banesë.
Salianji theksoi se Policia e Shtetit ka dështuar, duke shtuar se krimi shënjestron edhe magjistratët.
Ervin Salianji: Ky krim ka ndodhur në një qytet, ku bandat konkurrojnë me njëra-tjetrën për të emëruar shefat e policisë. Këtë e kemi parë në përgjime. Drejtuesi i SPAK konfirmon edhe sot se drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë të lidhur me krimin dhe ne nuk bashkëpunojmë dot me ta, për shkak të lidhjeve me grupet e krimit të organizuar. Ka ndodhur në Shkodër, ku njëra bandë kapte shefin e komisariatit, banda tjetër kapte shefin e krimit për t’ju shërbyer jo qytetarëve, por banditëve. E të dyja bandat bashkë pastaj bashkëpunonin për të bërë vota për PS-në. Ky është shqetësim thelbësor, që kanë qytetarët sot në raport me sigurinë e tyre, se kur arrin të preket një gjyqtar i Republikës, çfarë ndodh me të tjerët.
gji në këtë vend nuk është i barabartë për të gjithë. Është në përgjegjësinë morale të ministrit të japë dorëheqjen ose jo, është në përgjegjësinë e kryeministrit ta shkarkojë ministrin ose jo, por pa diskutim me përgjegjësi ligjore ngarkohet Policia e Shtetit. Po i ngulet gozhda ligjit dhe shtetit. Po zhvishet fuqia e ligjit përballë njerëzve me pushtet. Ngjarja u mbajt e fshehur për muaj me radhë dhe kjo është përgjegjësi e policisë. Nasip Naço, mos u sill në Komision si kryetar kooperative.
Fraksion.com