AktualitetBota+RajoniTë fundit

Presidenti i Kinës Xi viziton Francën, Hungarinë dhe Serbinë

Kreu i shtetit në Kinë, Xi Jinping, në fillim të majit do të vizitojë tre vende në Europë: Francën, Hungarinë dhe Serbinë. Xi ka qenë edhe në vitin 2019 në tur vizitash në Europë. Edhe atëherë ai pati vizituar Francën.

Kryetari i shtetit dhe i partisë në Republikën Popullore të Kinës, Xi Jinping, në fillim të majit do të vizitojë Francën, Hungarinë dhe Serbinë i ftuar nga presidentët e këtyre vendeve. Vizitat zhvillohen nga 5 deri më 10 maj, komunikoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës të hënën (29.04.2024) në Pekin. Progami i plotë i vizitës nuk është bërë i ditur.

70 vjeçari Xi për herë të fundit ka qenë më 2019 në Francë. Asokohe ai vizitoi edhe Italinë dhe Monakon. Kjo është vizita e tij e parë në Francë pas pandemisë së koronavirusit. Takimi në Francë pason pas vizitës së kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz në Kinënë mes të prillit. Brenda pak javësh Xi takohet në Paris me kreun e shtetit dhe të qeverisë të vendit të dytë me ekonominë më të madhe në BE.

Ndryshe nga turi i vizitave të Xi më 2019 në Europë, sivjet ai do të ketë edhe vizita në lindje. Në planin e këtij turi janë edhe stacionet në Hungari e në Serbi. Në Serbi Xi përkon me 25 vjetorin e bombardimit në Beograd të ambasadës kineze nga NATO më 7 maj 1999. Atëherë si pasojë humbën jetën tre gazetarë kinezë. NATO u shpreh se kjo ishte një goditje padashje, ndërkohë që Pekini e konsideroi si një sulm të qëllimshëm. Serbia mban marrëdhënie të mira me Kinën dhe është anëtare e projektit të Kinës‚”Rruga e re e Mendafshit, një nismë investimesh dhe infrastrukture, me të cilën Pekini në mbarë botën, por veçanërisht në jug të globit po investon shuma miliardëshe në ndërtimin e rrugëve të transportit dhe të porteve.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në tetor 2023 vizitoi Pekinin. Serbia që nga viti 2014 negocion me BE-në për antarësimin në bllok, por bisedimet po çalojnë.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, konsiderohet gjithashtu si miqësor ndaj Kinës. Hungaria tërhoqi në vend BYD, prodhuesin më të madh kinez të automjeteve elektrike. Koncerni po ndërton në Hungari një fabrikë, e po ashtu edhe gjigandi kinez i baterive CATL po vendose filial në Hungari. Si një ndër të paktat vende të BE-së edhe Hungaria është anëtare në nismën ‚”Rruga e Mëndafshit”. Midis Hungarisë dhe Serbisë Republika Popullore e Kinës ka ndërtuar një hekurudhë 350km të gjatë./DW

 

Fraksion.com