‘Polici’ kryente marrëdhënie me “eskortat” në Tiranë, më pas u zhvaste para, AMP arreston të riun
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë, arrestoi mbrëmë një person i cili prezentohej si efektiv policie dhe zhvaste shuma parash nga punonjëse seksi në kryeqytet.
Mësohet se i arrestuari, linte takime me vajza të njohura si eskorta përmes rrjeteve sociale dhe pasi kryente marrëdhënie seksuale me to u thoshte se ishte polic dhe se kishte për qëllim t’i arrestonte.
Më pas për të mos i arrestuar, u kërkonte shuma parash.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të skemës së përdorur nga i riu i arrestuar.
Fraksion.com