AktualitetPolitikëTë fundit

“O hajdut”, Veliaj përplaset me Balliun te dera e SPAK: Kërkoja Fariut makinën 100 mijë euro

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme, për të dëshmuar për dosjen e inceneratorit në Sharrë.

Pak ditë më parë, ai tha në një intervistë se do të dorëzonte vetë në SPAK, dosjet me informacionet për inceneratorët.

Por në fakt ishte një fletëthirrje nga prokurori Dritan Prenci, që e bëri të shkonte në SPAK.

Në hyrje Veliaj, ‘u përplas’ me deputetët e PD së Rithemelimit që ndodhen jashtë godinës së SPAK, të cilët ndodhen aty pasi do të vendoset masa e sigurisë për disa protestues.

Klevis Balliu dhe të pranishëm të tjerë, i drejtohen; “Hajdut, hajdut”, ndërsa Veliaj i përgjigjet “Kërkoja Fariut. Thuaja Fariut, me 100 mijë euro makinë”.

 

Fraksion.com