Basha mbetet kryetar i PD-së në regjistrin e partive! Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Bardhit
Gjykata Civile e Tiranës rrëzoi sot (30 prill 2024) kërkesën e Gazment Bardhit dhedeputetëve të tjerë për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike zyrtare. Vendimi u dha nga gjyqtari Gentjan Marku, i cili argumentoi se Këshilli Kombëtar i thirrur në korrik nga Bardhi, nuk legjitimohet. Përmes vendimit, Marku qartësoi arsyet e vendimit.
“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike nuk legjitimohet t’i drejtohet gjykatës me kërkesë sipas objektit sepse: Së pari, nuk gëzon legjitimitet procedural. Së dyti, edhe sikur të ishte në cilësinë e përfaqësuesit, dispozitat statutore të Partisë Demokratike nuk i kanë dhënë të drejtë përfaqësimi. Së treti, e theksoj, edhe në raport me gjykatën’ lexoi vendimin gjyqtari.
Indrit Sefa nga PD e Bashës e cilëson unison me vendimin e Gjykatës së Lartë për çështjen e vulës, e cila e riktheu pak javë më parë çështjen në Apelin e Tiranës.
Fraksion.com