AktualitetTë fundit

Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, Gjykata e Elbasanit jep dënimin për 4 adoleshentët! 46 vite burg në total

Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre Fatjon Bici në Gramsh në 16 maj 2023.

Ergi Karaj u dënua me 12 vite burg për veprën penale të vrasjes, 10 vite burg për veprën penale plagosje, 10 vite burg për vrasje  të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armëmbajtje. Në total ai u dënua me 27 vite burg por me gjykim të shkurtuar Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg për të.

Orgito Çarçiu u dënua për katër vepra penale 21 vite burg gjithsej dhe falë gjykimt të shkurtuar ai do të vuajë 14 vite burg.

Xhonatan Çekrezi u dënua nga gjykata për 4 vepra penale me 12 vite burg, por me gjykim të shkurtuar iu ul në 8 vite.

Ndërsa Stiven Murati u dënua nga gjykata me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë  6 vite e 8 muaj burg.

Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku katër adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjetet sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur.

 

Fraksion.com