AktualitetTë fundit

Arrestohet drejtori i IMT në Kurbin, pezullohen inspektorët! Arrest shtëpie ish-kryeinspektorit të IKMT Lezhë

Furtunë në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Kurbinit. Arrestohet drejtori, Jetmir Muzhika dhe Flor Gjini, ish-kryeinspektori i IKMT Lezhë i cili aktualisht është drejtor poste, ndërsa janë pezulluar të gjithë inspektorët në sajë të hetimeve të nisura për ndërtime pa leje në zonën e Patokut.

Në total deri më tani janë ekzekutuar 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, dy arrest shtëpie e arrest në burg, kurse tre janë pezullim i ushtrimit të detyrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shkak janë ndërtimet pa leje në zonën e Patokut dhe marrja e inerteve në mënyrë të paligjshme në lumin Mat mëson shqiptarja.com. Sipas prokurorisë zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar për të ndaluar ndërtimet pa leje dhe shfrytëzimin e inerteve të lumit Mat.

5 masat e sigurisë që janë ekzekutuar

Jetmir Muzhika, drejtor i IMT, bashkia Kurbin- “Arrest në burg”

Flori Gjini, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë- “Arrest në shtëpi”

-Rivelioni Ismalaj, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

-Shan Preci, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

-Artur Përdoda, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

Dosja po hetohet nga prokurori Sabri Kastrati, informoi gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Elvis Hila.

 

Fraksion.com