AktualitetPolitikëTë fundit

“Qeverinë e gënjen mendja se do të merrte vulën e PL”, Meta e nis fjalimin në Konventë me një falje: Do të ketë një parti të re!

 

Ilir Meta ka marrë sot fjalën në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë. Që në nisje të fjalimit të tij, Meta theksoi se trashmë do të ketë një konventë dhe parti të re.

“I kërkoj falje të gjithëve. Por kjo është konventa e fundit e PL që nis me gjysmë ore me vonesë. S’do të ketë më konventë të PL, por do të kemi një konventë të re, një parti të re, që duhet përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo sektor dhe ka mbërthyer vendin. Që e gënjen mendja se do të marrë dhe vulën e PL dhe të shuaj opozitarizmin dhe garantojë diktaturën. Do të kemi raste për fjalime të bukura.”, tha Meta.

Fraksion.com