Kryemadhi në Konventën e PL – Metës: Të mos bëhet propagandë me fjalën “nepotizëm”
Deputetja e PL, Monika Kryemadhi ka marrë fjalën në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, nga ku ka theksuar se i qëndron fortë propozimeve të saj.
Kryemadhi u shpreh se kërkon që të ketë një buxhet të veçantë për gratë dhe vajzat kandidate nga PL.
Po ashtu ajo u ndal edhe te nepotizmi, i cili ka qenë kryefjalë e Ilir Metës, kreut të PL, por edhe bashkëshortit të Kryemadhit.
Kjo e fundit u shpreh se kërkon që të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm, pasi në një parti politike ka të bëjë meritokracia.
Fraksion.com