AktualitetPolitikëTë fundit

Ilir Meta largohet nga salla kur flet Monika Kryemadhi, momenti kur bisedon me disa simpatizante jashtë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa ka bërë foto me të rinj të pranishëm në Konventën Kombëtare dhe ka takuar shumë prej tyre, iu ka bërë thirrje që jenë më aktivë në rrjetet sociale.

Kreu i PL doli nga salla e Pallatit të Kongreseve në momentin kur Monika Kryemadhi po mbante fjalën në podium.

“Bëni share, bëni like”, dëgjohet teksa thotë Meta teksa iu drejtohet të rinjve.

Po ashtu ai iu bëri thirrje të rinjve që të jenë më aktivë dhe të zgjohen nga gjumi, ndërsa ironizoi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Kujtojmë se Meta sot në fjalimin e tij në Konventë foli për bashkim mes shqiptarëve dhe ‘dashuri pa kushte’ mes tyre.

 

Fraksion.com