“Do performojë në studio”, këngëtarja e njohur futet sonte në shtëpinë e Big Brother VIP!
Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, do të surprizojë sonte banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, për të promovuar këngën përfaqësuese në Eurovision, “Titan”.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në profilin zyrtar të BBVA në Instagram. “Besa Kokëdhima, e ftuar sonte në shtëpinë e Big Brother Vip”, shkruhet bashkëngjitur me foton e artistes.
Besa do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision 2024”. Vendi ynë ishte një nga tre vendet e para që zbuloi këngën që do konkurrojë në këtë kompeticion.
“Zemrën n’Dorë” është kënga që Besa prezantoi në Festivalin e 62 të Këngës dhe që mori votat e publikut. Që kur artistja mori biletën e “Eurovision”, ajo bëri me dije se do të bëjë disa ndryshime në këngë. Dhe tashmë titulli i ri që i ka vënë këtij projekti është “Titan”, të cilin e ka sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Fraksion.com