Life StyleTë fundit

Blero ndahet nga e dashura e re

Mesa duket, Blero nuk paska fat në dashuri. Themi këtë pasi këngëtari i njohur Blero Muharremi ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij e fundit.

Lajmi është konfirmuar nga “Prive”, ku në një kronikë të javës ka bërë të ditur se çifti, i cili ka qenë shumë i komentuar në media, tashmë ka marrë rrugë të ndara. Ende nuk dihet arsyeja e ndarjes së çiftit.

Mirëpo, thuhet se Blero është parë në Zvicër, aty ku banon ish-partnerja e tij Afrona. Nuk dihet nëse ndodhet për punë, apo do ketë ribashkim me Afrona Dikën.

Kujtojmë se Blero dhe ish-e dashura e tij ishin qendra e vëmendjes së shtypit rozë sidomos pas largimit të tij nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 2”. Ata u panë bashkë në një ngjarje pas spektaklit, duke ngjallur më shumë kureshtjen rreth marrëdhënies së tyre.

Blero më parë ka qenë i martuar me aktoren e njohur Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë. Pas kësaj, ai ishte në një lidhje me modelen Afrona Dika, me të cilën martesa nuk i zgjati shumë.

 

Fraksion.com