A do ta përjashtojë Kryemadhin nga partia? Meta: Askush s’e ka marrë peng! Nepotizmi s’ka lidhje me të
Kryetari i PL-së, Ilir Meta deklaroi se Monika Kryemadhi është deputete dhe anëtare e Komitetit drejtues të partisë së tij.
Në një prononcim për mediat Meta tha se askush nuk e ka marrë peng Kryemadhin.
“Kush e gënjeu Monikën? Monika Kryemadhi është deputete, dhe mund të zgjidhet deputete sa herë që të dojë. Ajo ka dyfishin e votave, dyfishin e Luçiano Boccit. Ajo është anëtare. Do të luftojmë nepotizmin. Kjo nuk është një konventë kundër Monikës. Të lutem, kur të hipësh atje bashkë me Osmanin, atëherë do të pyesësh. Sa vjeç je? (I drejtohet gazetarit). Ka punë, por nuk ka profesionistë. Ashtu thotë ai torollaku. Do të garantojmë Shqipërinë me 4 mln plus. Nepotizmi është problem i madh për shoqërinë tonë.”, tha ai.
Fraksion.com