Life StyleTë fundit

Raporti: Danimarka, vendi më i lumtur në botë për njerëzit mbi 60 vjeç

Raporti i këtij viti e vendosi Danimarkën sërish në krye të listës si një nga vendet ku njerëzit do të zgjidhnin për të jetuar të lumtur. Ky vend ka disa norma shoqërore që e bëjnë më të lehtë dhe më të lumtur jetesën për personat mbi 60 vjeç.

Ekspertët vlerësojnë se në Danimarkë ka më shumë liri financiare. Arsimi, përfshirë kolegjin, është falas, siç është kujdesi shëndetësor dhe kujdesi në shtëpi pleqsh, shkruan Huffington Post.

Për më tepër, të gjithë danezët e moshuar kanë nevojat e tyre bazë të mbuluara nga një pension nga qeveria
Mungesa e këtyre masave shpesh kufizon lirinë për të moshuarit në shumë vende, por Danimarka është shumë para në politikat që ju vijnë në ndihmë personave mbi 60 vjeç.

Ekspertët gjithashtu vlerësojnë se Danimarka është e fortë financiarisht, ka një jetëgjatësi të lartë dhe ka nivele të ulëta korrupsioni, gjë që i lejon njerëzit të jenë më të sigurt dhe të lumtur.

PLOTËSIM:  Nëse do të bënim një paralelizëm me Shqipërinë, ku niveli i korrupsionit ka kapur majat dhe shtresa e varfër shtohet çdo vit për shkak të keq qeverisjes, vendi ynë do të renditej i fundit në “Raportin Botëror të Lumturisë”.  Në Shqipëri mungojnë politikat që iu vijnë në ndihmë të moshuarve të cilët me pensionin “lëmoshë” nga Qeveria nuk përballojnë dot ushqimin dhe jo më shërbimet mjekësore që i kanë të domosdoshme.

 

Fraksion.com