Kriset marrëdhënia e Romeos dhe Heidit: Çfarë ndodhi mes çiftit pas spektalit?
Pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar, Romeo dhe Heidi u surprizuan me një suitë të krijuar posaçërisht për ta. Mirëpo, duket se jo çdo gjë ka shkuar mirë, pasi Heidi u mërzit pse Romeo e la vetëm te suita. Në fakt, ishte Egla ajo që shkoi në suitë dhe i tha Heidit se Romeo ndodhej jashtë duke u zënë me Julin dhe jo në dhomën e rrëfimit, siç mendonte ajo.
Duke debatuar me Romeon, Heidi u shpreh:“Prekem, se janë më të rëndësishme sqarimet me Julin sesa të kalosh mirë me mua.”
Nga ana tjetër. Romeo i tha se kjo gjë nuk është e vërtetë.
Ajo i tha atij që t’i kërkonte falje, ndërsa ai u shpreh:
“Ok, kështu do të më nxjerrësh mua? E mendon kështu? Ti i mendon më të rëndësishme debatet me Julin sesa të qëndroj me ty? Të zihem unë me ty për Julin? Si vjen të më përmendësh Julin mua? Je në terezi?
“Çfarë bëre? Tani unë e kam fajin?” -ia ktheu Heidi.
“U mërzite dhe më shan mua. A je normale, moj?”
Fraksion.com