AktualitetPolitikëTë fundit

Kreu i PL sfidon kandidatët për drejtimin e partisë: Kush vrapon më shpejt se Ilir Meta?!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në një takim me delegatë të forcës së tij politikë në kryeqytet, teksa ka folur edhe për Konventën e planifikuar për datën 27 prill.

Ish-Presidenti i Republikës hapi sfidën për kandidatë të tjerë që të garojnë ndaj tij për të marrë drejtimin e partisë, duke pyetur nëse ka “ndonjë që hipën në paralele më lart ose që vrapon më shpejt se Ilir Meta”.

“Rilindja, kjo farë e keqe do të shembet. Ka programuar shpopullimin e vendit. Ne i shërbejmë popullit tonë dhe si asnjëherë më parë gjithë vendi i ka sytë të konventa e PL.

 

Fraksion.com