Një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë
Një grua dyshohet është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Pejë.
Kështu konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Nikqi tha se i dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar arma.
“Jemi në pritje të Institutit të Mjekësisë Ligjore që të tërheqë trupin e pajetë” nga vendi i ngjarjes, tha ai.
Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë. Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.
Mediat raportuan se dorasi ishte ish-bashkëshorti i saj.
Ndaj tij, autoritetet kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.
Nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 57 gra.
Fraksion.com