VMRO: Pendarovski qeshi dhe duartrokiti gjersa një aktivist i LSDM-së ofendonte Siljanovskën
Pendarovski, theksojnë nga atje, në vend që të merrte mikrofonin dhe të qortonte përkrahësin e tij dhe t’u kërkonte falje të pranishmëve dhe shikuesve, ai dëgjoi ofendimet ndaj Siljanovskës. Ky qëndrim seksist dhe mizogjen i Pendarovskit dhe aktivistëve të LSD-së ndaj Siljanovskës nxitet drejtpërdrejt nga Pendarovski, i cili prej dy javësh e ofendon Siljanovskën me machoizmin e tij primitiv ballkanik.
“Gjuha e urrejtjes dhe fyerjet e filluara nga Pendarovski tani janë ndjekur nga përkrahësit e tij. Pikërisht për shkak të këtij qëndrimi primitiv të Pendarovskit, ai do të mbetet vetëm ish-president.
Maqedonia nuk ka nevojë për njerëz për president që tregojnë pushtet mbi gratë. Maqedonia ka nevojë për një president që do t’i respektojë të gjithë dhe do ta mbrojë vendin.
Është koha që njerëzit ta kthejnë vendin e tyre. Maqedonia përsëri krenare”, shtojnë nga VMRO-DPMNE./koha.mk
Fraksion.com