AktualitetPolitikëTë fundit

Shqipëria promovohet në aeroportin e Parisit, Rama: Princesha e re e Lindjes

“Shqipëria princesha e re e Lindjes”.

Kështu shkruhet në revistën PARIS VOUS AIME, që shpërndahet për turistët e huaj në dy aeroportet franceze, Paris-Charles de Gaulle and Paris-Orly, ku promovohet edhe vendi ynë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga shkrimi i kësaj reviste.

Rama thekson se kjo është surpriza e këndshme në aeroportin e Parisit që mban emrin e Shqipërisë duke promovuar nga veriu në jug destinacionet turistike.

“ALBANIE LA NOUVELLE PRINCESSE DE L’EST ose surpriza e këndshme në aeroportin e Parisit që mban emrin e Shqipërisë duke promovuar nga veriu në jug destinacionet turistike, prej zonave të mbrojtura të Shkodrës deri në plazhet Sarandës, Qafën e Pazarit në Gjirokastër, hotelet e ngrohta të Korçës, kantinat e Beratit e plot shije të tjera të Shqipërisë Turistike”, shkruan Rama.