Debate te Shëndetësia, përplasja Gjergji-Spaho në komision: Nuk je aq i zoti për t’u përballur…
Me debate po shoqërohet mbledhja e sotme e Komisionit të Shëndetësisë, ku e pranishme është dhe ministrja Albana Koçiu.
Kryetarja e Komisionit, Zheni Gjergji debatoi me socialistin Florenc Spaho. Ndërkohë, Vasili tha se nuk kishte asnjë informacion mbi situatën që ndodhi para pak muajsh.
DEBATI
Gjergji: Nuk je aq i zoti për t’u përballur me pyetjet e mia!
Florenc Spaho: Ju falënderoj për këtë gjë, se po më dilni zot. Po bën debat me çdo koleg të maxhorancës, mos bëj debat me çdo koleg të maxhorancës, lërja kolegëve të tjerë.
Zheni Gjergji: Ishe jashtë procedure. Vazhdoni pyetjet zoti Spaho. Lëri ironitë, vazhdo. Mos bëni lohëra fjalësh.
Vasili: Që të themi se QSUT nuk ka pasur probleme, kjo nuk është e vërtetë. Duhet një analizë, një bashkëbisedim kolegësh. Nuk mund të thuhet se të gjitha gjërat i di vetëm njëri krah dhe tjetri jo. Po ju hynë në punë mendimi ynë na thoni.
Fraksion.com