Bota+Life StyleTë fundit

Sofia Vergara zyrtarizon lidhjen e saj të re me anë të një postimi pikant

Sofia Vergara zgjodhi të zyrtarizonte lidhjen e saj me Dr.Justin Saliman me anë të një postimi sa shakator, po aq djallëzor në ‘Instagram’-in e saj.

Në fotografi duket e shtrirë, me gjurin e fashuar dhe përballë saj ndodhet kirurgu ortopedik Justin Saliman.

Nëse keni një ndërhyrje kirurgjikale në gju, sigurohuni t’jua bëjë një doktor simpatik i cili do të flejë me ju atë natë. Të dua Dr. Justin Saliman, – shkruan ajo, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur dhe një zemër.

   

‘Ne kemi vendosur të divorcohemi, – thanë në një deklaratë të përbashkët asokohe. – Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë çast teksa fillojmë një fazë të re në jetën tonë.’

Rikujtojmë se Saliman ka qenë i martuar për 10 vjet me aktoren Bree Turner, 47 vjeçe, me të cilën ka dy fëmijë. Ata u divorcuan në vitin 2018.

 

Fraksion.com