AktualitetTë fundit

Shkodër: Shkrumbohet banesa nga flakët, humb jetën 52-vjeçari

Një zjarr përfshiu një banesë në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar vdekjen e pronarit 52-vjeçar. Policia tha se zjarri ra aksidentalisht.

“Rreth orës 02:10, në lagjen ‘Zogaj’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit J. Ç., 52 vjeç, e cila është djegur plotësisht. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi J. Ç, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Fraksion.com