AktualitetPolitikëTë fundit

MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Zbatoni udhëzimet e sigurisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael.

MEPJ u bën thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.

“Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael: 📲 +972 54-904-2813 dhe📲+972 54-480-6601”, deklaron MEPJ.

Fraksion.com