Megan Fox thyen heshtjen për deklaratën e yllit të ‘Love Is Blind’ se kanë ngjashmëri mes tyre
Megan Fox u kap e papërgatitur nga deklarata e yllit të ‘Love is Blind’, Chelsea Blackwell, se ngjasojnë si dy pika uji, sepse Megan nuk ia kishte idenë kush ishte ajo.
S’më kanë shkruar ndonjëherë kaq shumë njerëzit për diçka, – tha 37-vjeçarja ekskluzivisht për E! News, – sepse nuk shoh shumë TV. Por shumë njerëz më kanë shkruar dhe ndaluar. Madje, edhe të famshëm si për shembull në festën ‘Oscar’ më pyesnin: ‘E sheh Love is Blind?’ dhe unë ia ktheja: ‘Jo, por e di për çfarë e ke fjalën.’
E gjitha nisi kur Blackwell i tha partnerit të saj në emision që Fox ishte sozia e saj. Ky koment u prit me skepticizëm nga dëgjuesit, duke bërë të vlojnë talljet, memet, në rrjetet sociale, të cilat vazhdojnë edhe sot. Blackwell reagoi fillimisht në ‘Instagram’, duke shprehur mirënjohjen e saj për vëmendjen që kishte tërhequr, pastaj shtoi se kishte kontaktuar personalisht Megan Fox për t’i kërkuar falje, ndonëse nuk dihet nëse Megan i është përgjigjur faljes së saj.
Nuk kam parë asnjë fotografi të saj, – tha ajo. – 100 mijë njerëz i kanë thënë se i ngjan disi Megan Fox, ndaj besoj se thotë të vërtetën. Gjithashtu, shpresoj që të vazhdojë ta ketë shkëlqimin në sy. Shpresoj që bota rrotull të mos ia vjedhë.
Sakaq, vazhdoi: Imja u fanit shumë kohë më parë prej bullizimit për 20 vjet rresht. Ndaj, shpresoj që të mos ndodhë e njëjta gjë me të. I uroj fat dhe më të mirat!
Para se Megan Fox të thoshte diçka për këtë situatë, ish-bashkëshorti i saj Brian Austin Green, tregoi mirëkuptim ndaj Chelsea Blackwell.
Jam i sigurt se është ndierë mirë kur njerëzit i kanë thënë ‘Dukesh si Megan’, ndaj ajo e ndau atë, – tha për në E! News. – Problemi është se e ndau në një format që e shohin miliona njerëz dhe po e gjykojnë për këtë.
Fraksion.com