Irani lëshon dronë në drejtim të Izraelit
Garda Revolucionare Islamike e Iranit tha se lëshoi dhjetëra dronë dhe raketa drejt Izraelit të shtunën vonë, një sulm që mund të shkaktojë një përshkallëzim madhorë mes rivalëve rajonalë, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se mbështetja për Izraelin do të jetë e palëkundur.
Ushtria izraelite tha se do të duheshin disa orë që mbi 100 dronët të arrinin tek objektivat e tyre.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit citoi një burim të thoshte se ushtria e tij kishte lëshuar një numër raketash balistike kundër Izraelit.
Teherani ishte zotuar të hakmerrej për një sulm në Damask javën e kaluar nga i cili gjetën vdekjen një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane dhe gjashtë oficerë të tjerë, për të cilin Irani akuzon Izraelin.
Irani e quajti goditjen një ndëshkim për “krimet izraelite”. Izraeli nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë për sulmin në Damask.
“Nëse regjimi izraelit bën një gabim tjetër, përgjigja e Iranit do të jetë më e ashpër,” tha misioni iranian në Kombet e Bashkuara, duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos ndërhyjnë.
Megjithatë, ai tha gjithashtu se Irani tani “e konsideron këtë çështje të mbyllur”.
Presidenti ndërpreu një udhëtim të fundjavës në Delauer, për t’u kthyer në Uashington për konsultime urgjente me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, mes zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.
“Sapo u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare për një përditësim mbi sulmet e Iranit kundër Izraelit. Angazhimi ynë ndaj sigurisë së Izraelit përballë kërcënimeve nga Irani dhe grupet e mbështetura prej tij, është i hekurt”, u shpreh ai pas takimit.
Më herët, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Adrienne Watson kishte thënë në një deklaratë se “Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në krah të Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër kërcënimeve nga Irani”.
Kompania britanike e sigurisë detare Ambery tha në një deklaratë se dronët njoftohet të jenë lëshuar gjithashtu kundër Izraelit nga grupi Houthi i Jemenit, i lidhur me Iranin.
Këto shkëmbime tani rrezikojnë të shndërrohen në një konflikt të hapur të drejtpërdrejtë, duke vënë përballë Iranin dhe aleatët e tij rajonalë përballë Izraelit dhe mbështetësit kryesor të tij, Shteteve të Bashkuara.
Egjipti, një fuqi rajonale të Egjiptit bëri thirrje për “përmbajtje maksimale”.
Channel 12, një televizion izraelit tha se avionë luftarakë të SHBA-së dhe Britanisë rrëzuan disa dronë të drejtuar drejt Izraelit mbi zonën kufitare Irak-Siri.
Tre zyrtarë amerikanë thanë se ushtria amerikane kishte rrëzuar disa dronë, por pa thënë se sa.
“Ky është një përshkallëzim i rëndë dhe i rrezikshëm. Aftësitë tona mbrojtëse dhe sulmuese janë në nivelin më të lartë të gatishmërisë përballë këtij sulmi në shkallë të gjerë nga Irani,” tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mblodhi kabinetin e luftës në Tel Aviv, tha zyra e tij.
Ushtria izraelite tha se sirenat do të aktivizoheshin në çdo zonë të kërcënuar dhe se mbrojtja e saj ishte gati për t’u bërë ballë dronëve.
Izraeli dhe Libani thanë se po mbyllnin hapësirën e tyre ajrore të shtunën mbrëma. Jordania, e cila shtrihet midis Iranit dhe Izraelit tha se ka përgatitur mbrojtjen ajrore për të rrëzuar çdo dron ose raketë që shkelte territorin e saj dhe sipas dy burimeve rajonale të sigurisë avionët jordanezë rrëzuan dhjetëra dronë iranianë që fluturonin nëpër Jordaninë veriore dhe qendrore në drejtim të Izraelit.
Siria, një aleate e Iranit, tha se po vendoste sistemet e saj të mbrojtjes tokë-ajër rreth kryeqytetit dhe bazave kryesore në gatishmëri të lartë, thanë burimet e ushtrisë së saj.
Bashkimi Evropian, Britania, Franca, Meksika, Çekia, Danimarka, Norvegjia dhe Holanda e dënuan sulmin e Iranit.
Fraksiom.com