Egla Ceno thotë se ka dikë në jetën e saj, kush ia ka rrëmbyer zemrën?
Egla Ceno ka rrëfyer se është shumë e dashuruar në jetën e saj jashtë shtëpisë, por nuk ka preferuar të ndajë detaje të tjera duke ruajtur privatësinë.
“Do t’ju jap një ekskluzive në shtëpinë e “BBV3” edhe pse ju s’më keni parë të përshpëris poshtë jorganit edhe unë kam një dashuri shumë të madhe jashtë shtëpisë edhe pse s’e kam treguar poshtë jorganit në “BBV”,”- tha ajo.
Javë më parë, mediat shkruajtën se në gjendjen e saj civile, aktorja rezulton e martuar, por lajmi nuk vijoi më tej, duke lënë gjithçka një enigmë.
Fraksion.com