Life StyleTë fundit

Deklaratat kontradiktore të Meriton Mjekiqit për të birin ngrenë pikëpyetje në rrjet

Njerëzit në mediat sociale kanë vënë re dy deklarata kontradiktore të Meriton Mjekiqit për djalin e tij, Loarin.

Në rrëfimin e tij në “Big Brother” Meritoni u shpreh mes të tjerash se hera e parë që e ka takuar djalin ishte kur ai mbushi 2 vjeç.

“Kam shumë emocione kur flas për djalin tim. Kam shumë muaj që nuk e shoh, apo që nuk ia dëgjoj zërin. Isha vetëm 22 vjeç kur kuptova që do të bëhesha baba. Nuk kam qenë aty kur lindi djali sepse ai ishte në Itali. Nuk kisha as vizë për të udhëtuar. Ishte dhe covid-i, nuk e kam takuar edhe për dy vjet për shkak të problemeve me nënë e tij. E kam takuar pas dy vitesh. Ka qenë emocionuese. Kam pasur probleme me nënë e tij, nuk flas dot më. Do doja shumë ta kisha afër por nëna e tij nuk do. Dua ta falenderoj shumë për gjithçka, për djalin, ai është arsyeja që na mban afër. “.

Mirëpo, në një intervistë të dhënë para 4 vitesh, janar 2020, te ‘Rudina’ në “TvKlan” Meritoni shprehej se mundohet të shijoj çdo moment me të birin, asokohe i porsalindur.

“S’kemi bërë asnjëherë martesë me Egestën. Jam njohur dhe kemi patur një lidhje të gjatë, si rrjedhë e dashurisë tonë ka ardhur edhe virtyti jonë më i bukur në jetë Loari. Ka vazhduar, një kohë kemi qenë bashkë, por kështu, tani Loari qëndron me mamin e tij. Egesta jeton me Loarin në Austri, e ka të drejtën e djalit, normal si çdo nënë për ta mbajtur, ndërsa unë jetoj në Prishtinë. Kohë pas kohe, mundohem të udhëtoj dhe të jem pranë Loarit normal. Raportet tona për djalin janë të mira, s’kemi diçka që na pengon në këtë mes, jemi të lumtur që e kemi pjesë tonën. Dhe kështu vazhdon jeta. E respektoj shumë. Egesta i kushtohet shumë Loarit, i përkushtohet çdo moment, i qëndron pranë”.

Kujtojmë se të nesërmen e rrëfimit të tij në BBV, Egesta në mediat sociale la të kuptohet se rrëfimi i Meritonit nuk është i vërtetë. Ajo ndau një foto të djalit nëm Instastory duke shkruar: “Mos u brengos zemër, e vërteta gjithmonë do të fitojë. Së shpejti…”

 

Fraksion.com