Life StyleTë fundit

“Super i trembur!”. Liami dhe Jetmiri flasin për banorët

Pasi janë zgjuar, Jetmiri dhe Liami janë ulur në oborr teksa kanë folur dhe komentuar lojën e banorëve të shtëpisë.

Ka qenë Jetmiri i cili është shprehur se disa prej tyre lëvizin ‘tufë’, ku gjithashtu është shprehur se Jul Deda është një prej lojtarëve që është super i trembur.

“Këto, Françeskën, Meritonin i ke në botën e tyre. Secili në punën e tyre, ndërsa Heidi, Romeo, Lidi dhe Egla, ata lëvizin tufë, sepse janë të tillë lojtarë që nuk luajnë dot vetëm. Po dhe Deda ë, mos e shiko ashtu. Ai është super i trembur!’- shprehet Jetmiri.

Fraksion.com