“Rama urdhëroi për mandatin e Xhaçkës”, deputeti Baçi: Socialistët e mbrojtën në bllok kokëulur
Parlamenti vendosi sot (11 prill 2024) të mos dërgojë çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Gjykatë Kushtetuese. Mazhoranca votoi kundër propozimit të Rithemelimit duke i dhënë mundësi Xhaçkës të jetë akoma deputete. Në ‘Frontline’ në Report Tv, deputeti opozitar Luan Baçi u shpreh se ky rast është një këmbanë alarmi, sa i përket sistemit të drejtësisë.
‘Marrin në mbrojtje një kolege kur shumë ministra apo ish-ministra po shkojnë në SPAK. E dinë shumë mirë që do t’ju vijë radha. Po i bëhet një mbrojtje Xhaçkës, është shumë e pandershme. Ishte vendim politik. Kanë qenë të gjithë bllok që të kalonte numri mbi 70 për të votuar kundër e mos ta çuar në gjykataë Kushtetuese. Në këtë këndvështrim është këmbanë alarmi se duket që gjykatat tashmë varen nga Rama. Rasti i Xhaçkës është shumë i dukshëm që asaj i hiqet mandati. Kjo masë tregon në bllok të mazhorancës i kundërvihet gjykatave kur i preket interesat. Xhaçkës që do ta mbrojë dha urdhër dhe me kokë ulur të gjithë e mbrojtën atë’, thotë Baçi.
Gazetari Poli Hoxha, thotë se Edi Rama në këtë rast ka dalë kundër drejtësisë me të cilën mburret.
‘Ishte një veprim politik, siç ishte dhe shtyrja pa fund. Politikisht Edi Rama doli hapur kundër drejtësisë së re me të cilën mburret’, tha Hoxha.
Me këtë votim u mbrojt vetë Edi Rama sipas juristets Adriana Kalaja.
Ndërsa gazetari Mentor Kikia shprehet se ky votim dihej dhe nuk kishte surprizë.
‘Nuk kishte surprizë. Mendoj që në këtë histori duhen konsideruar edhe ato argumenta që zonja Xhaçka ngriti. E para lidhet me faktin se investimi i bashkëshortit është një format tjetër, investim i asistuar. Investitori strategjik u shpik si term për të zhdukur problemet që lidhen me tokën. Ligji nuk ndalon pjesëtarët e familjes së një deputeti të bëjnë biznes. Nëse në ligj ka të çara për të mos mbajtur përgjegjësi mund ta zgjidhte, një dorëheqje’, tha Kikia.
Ndërkohë zhvillim tjetër ka qenë edhe kërkesa e bërë nga deputeti Gazment Bardhi drejtuar Kuvendit për të rikthyer në grupin parlamentar të PD-së deputetët e përjashtuar nga Lulzim Basha, duke përfshirë edhe Sali Berishën. HGazetari Kikia ngre pikëpyetje se ku do kthehen pasi vulën e partisë e ka Basha.
‘Logjika e palogjikshme të çon se ky grup i madh do të shkojë tek grupi i vogël. Vazhdon të mbetetet e paqartë kush ftohet e shkon ku. Të përjashtuarit ishin Berisha me grupin e parë. Dhe tani ftohen për tu rikthyer. Vulën e mban Basha’, thotë Kikia.
Por Baçi thotë se kjo kërkesë është vetëm një revokim i masave të marra më parë.
‘Ka një revokim të masave nga po vetë PD si të padrejta. Ka qenë dhe një diversion i mazhorancës kundër PD. Tashmë me një realitet politik të dukshëm, mazhoranca detyrohet të pranojë ato rregulla. Nuk është problem vula, problem janë strukturat. Vula dhe sigla Partia Demokratike i ka. Por mbahen peng tek Gjykata e Apelit’, shprehet Baçi.
Kalaja sqaron se bëhet fjalë për kthim në grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe jo kthim në Partinë Demokratinë.
Gazetari Poli Hoxha duke debatuar me juristen Kalaja tha se PD-ja zyrtarë është e Lulzim Bashës pasi kjo merr fonde dhe ka logon në fletën e votimit.
‘Me kë garuat në Kukës? Çfarë logo kishte në fletë? Nuk jeni PD, sipas institucioneve, sipas ligjit.’
Draksipn.com