AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: STACIONI F qendra më e madhe e inovacionit në Francë, e sjellim edhe në Shqipëri

STACIONI F qendra më e madhe e inovacionit në Francë, do të jetë edhe në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, teksa ndau në rrjete sociale momente nga vizita dhe takimet që zhvilloi në STACION F, inkubatorin më të madh në botë të startup-eve dhe inovacionit në Francë.

“STACIONI F qendra më e madhe e inovacionit në Francë, të cilën do ta sjellim edhe në Shqipëri”, shkroi Rama.

Kryeministri Edi Rama nisi dje një vizitë zyrtare dyditore në Paris, Francë, me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, ku zhvilloi një sërë takimesh të përqendruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar janë ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj.

Fraksion.com