AktualitetPolitikëTë fundit

Macron: Mbështetje Shqipërisë për integrimin evropian, të impresionuar nga tërësia e reformave

/ Presidenti francez Emmanuel Macron përsëriti sot angazhimin e Francës në favor të angazhimit europian të Shqipërisë dhe më gjerë të lëvizjes që ne kemi për Ballkanin Perëndimor.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Francë, Macron tha se “jemi këtu sot se Franca ju do, ju dhe vendin tuaj. Kisha shumë dëshirë t’ju prisja në Paris pas pritjes që më bëtë tetorin e vitit të kaluar pas vizitës së parë të Presidentit  të Republikës të Francës në Shqipëri që prej pavarësisë së Shqipërisë në 1912. Këto dy vizita të kryqëzuara dhe dialogu që ne kemi me njëri-tjetrin dëshmojnë për dinamikën e jashtëzakonshme qe ne kemi ndërmjet Shqipërisë dhe Francës”.

“Ju e dini se mund të keni besim tek vendosmëria ime për t’i intensifikuar edhe më shumë.
Siç e nënvizova para 6 muajve në Tiranë këtu bëhet fjalë vetëm për bashkimin e Europës për ta bërë më të fortë, më sovrane në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës, por gjithashtu përballë kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta. Është gjithashtu një premtim paqeje për të gjithë rajonin”, nënvizoi Macron.

Macron u shpreh se që prej mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë në korrik 2022 Shqipëria ka vazhduar rrugën e saj europiane me vendosmëri. Ju mund të keni besim tek mbështetja jonë për t’u shoqëruar në këtë rrugë me qëllim që negociatat të ecin sa më shpejt dhe t’ua them se jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapaciteteve për të avancuar.

 

Fraksion.com