Ish-presidenti Topi: Ja kur u nda rruga ime me Berishën
Ish-presidenti Bamir Topi ka folur sot mbi situatën politike në vend.
Ai tha se aktualiteti politik që shohim sot është rezultat i marrëveshjes së 2008-ës mes dy partive të mëdha, duke theksuar se ai vetë ishte kundër ndryshimeve kushtetuese të cilat sipas tij, do të dëmtonin institucionet e shtetit.
“Pas kaq vitesh u konfirmua çfarë kisha thënë më 15 prill të vitit 2008. Nuk kam folur më pas, por ditë më parë për ato probleme të mëdha që u krijuan në raport me presidentin. Kam qenë I vetëm në betejën me këta, sepse këta u bënë bashkë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një kryetar shteti në detyrë të qëndrote neutral. Por nuk qëndrova dot neutral sepse pashë se pas pazarit që kishin me 2008-ën, do prekeshin themelet e shtetit, institucionet filluan të binin njëri pas tjetrit”– tha Topi.
“Po e them sot ndoshta për herë të parë, para ndryshimeve kushtetuese presidenti kishte një mekanizëm, ishte shumë moral në raport me njerëzit. Kur ishte me 84 vota akti I dorëheqjes ishte shumë I rëndësishëm, sepse me aktin e dorëheqjes ti e çoje vendin në zgjedhje të parakohshme për të vendosur ekuilibra të ri politikë. Por në momentin kur presidenti u zgjodh me 71 vota, ata mezi e prisnin këtë rast sepse nesër do emëronin më mirë një njeri që i shkonte linjës së tyre. Ky ishte momenti kur u ndanë rrugët”- shtoi ish-presidenti i ftuar në studion ee Top News.
Farksion.com