AktualitetPolitikëTë fundit

Çela: Në 2023 u sekuestruan llogari bankare të 15 kompanive me vlerë 5.8 milionë euro

rokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i pranishëm në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, raportoi për punën e prokurorisë që drejton në raport me prioritetet e vendosura nga BE.

Në fjalën e tij, Çela tha se fokusi i prokurorisë ka qenë lufta kundër korrupsionit, pastrimi i parave dhe hetimi financiar.

Duke u ndalur te çështjet për korrupsionin, Cela tha se kanë pasur një koordinim dhe bashkëpunim me SPAK.

“32 çështje që lidhen me korrupsionin i janë dërguar SPAK-ut nga ana e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Një pjesë e mirë e çështjeve, 6 raste rezultatet vijnë nga metodat speciale të kërkimit. Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur për korrupsion. Vihet re një trend pozitiv ku një pjesë e çështjeve që kanë të bëjmë me korrupsionin, janë nisur kryesisht nga prokurorët me 18 çështje të tilla”, deklaroi Kryeprokurori.

Çela tha se një punë e mirë është bërë edhe në sektorin e hetimit të pastrimit të parave duke shtuar se si rezultat i punës së prokurorisë që ai drejton, Shqipëria doli nga lista gri e pastrimit të parave në muajin tetor të vitit të kaluar.

“Rezulton se në 2023 janë regjistruar 156 procedime të reja sa i përket pastrimit të parave, 16 persona të dërguar për gjykim dhe 22 të dënuar për pastrim parash”- shtoi kryeprokurori i përgjithshëm i cili dha edhe 2 shembuj sa i takon hetimit financiar”, deklaroi ai.

Sa i përket hetimit financiar, Çela tha se “në vetëm 2 çështje që mund të jap si shembull, në një rast kemi sekuestrimin e e llogarive bankare të 15 shoqërive në një vlerë prej 5.8 milionë eurosh ndërkohë që në çështjen e dytë kemi sekuestrimin e llogarive bankare në 1.3 milionë eurove”.

 

Fraksion.com