Video, Rama mbërrin në Paris: Moment historik në politikën tonë të jashtme
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, mbërriti në Paris, Francë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore, me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron.
Në një postim në rrjetet sociale Rama ndau momente nga mbërritja në aeroport.
“Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën”, shkruan Rama.
Gjatë vizitës zyrtare Rama do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Rama dhe Presidenti francez Macron do të nënshkruajnë disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.
Fraksion.com