AktualitetPolitikëTë fundit

Nikolla- Sulës: Je goxha burrë, bën si aktor filmash…Tregoja edhe zonjës Bano

Deputeti Dashnor Sula është përplasur me kryeparlamentaren Lindita Nikolla gjatë seancës së sotme parlamentare ku pritet të merret vendimi nëse mandati i Olta Xhaçkës do t’i kalojë apo jo Gjykatës Kushtetuese.

Nikolla: Vetëm për procedurë.

Sula: Për procedurë?

Nikolla: Nuk të shkojnë këto je goxha burrë, bën si aktor filmash

Sula: Kemi një ekran këtu përpara thotë pr. ligj për aderimin e Shqipërisë mbi transportin, unë nuk e di që autobusi kalon tek rëra e detit Jon.

Nikolla: Tregoja edhe zonjës Bano këtë.

Sula: Kur nuk respekton rregullore…
Mos me ndërprit mua fjalën moj kush je ti? Bëhu më serioze. Si kryetare Kuvendi lë shumë për të dëshiruar. Këtu flitet për autobusin ti del tek pronat e Himarës.
Për GJK, nuk e them as un as Bardhi, e thotë kryetarja e GJK, nuk e konceptoj se si vendimi i GJK mbahet në sirtar nga kryetarja e Kuvendit.

 

Fraksion.com