“Ju ka marrë malli për ne”, të qeshura në Kuvend, Spiropali-Tabakut: Pyetjet tuaja për marrëveshjet që diskutohen, nuk shtyhen nga kurioziteti i tepërt
Nuk kanë munguar as të qeshurat gjatë seancës plenare të ditës së sotme në Kuvend. Gjatë diskutimit të marrëveshjes për tregun e brendshëm evropian, deputetët e opozitës kërkuan detaje të cilave mund t’u përgjigjej vetëm ministri përgjegjës.
Pas fjalës së Gazment Bardhit pyetja e bërë nga deputetja Jorida Tabaku, ka shkaktuar të qeshura tek kjo e fundit dhe tek ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila tha se pyetjet e deputetëve të opozitës nuk bëhen nga kurizoiteti i tepërt i tyre lidhur me marrëveshjen.
Pjesë nga diskutimi:
Tabaku: Si pjesë e aneksit të projekltligjit parashikohet një skedul pagesash që fillon me 0.5% në vitin 2021 dhe vazhdon për 6 vite rritet në 4.5%. A janë marrë masat për këtë dhe sa shkon mesatarisht pagesa vjetore? (Qesh)
Spiropali: (Qesh) Unë e kuptoj se Tabakun e ka marrë malli për ne dhe zhvillimin normal të seancave plenare. Por ja ku jemi e dashur Tabaku. Besoj se të gjithë çështjen që ministri nuk e shpjegon dot këtu as nuk u përgjigjet pyetjeve tuaja, ju i dëgjuar përgjigjiet shteruese të zonjës Ikonomi. Nëse keni pyetje më te detajuara, do iu kthejmë përgjigjie duke pyetur relatorët dhe ministrin përgjegjës.
Nuk besoj se pyetja juaj shtyhet nga kurioziteti i tepërt, sepse do kishit të gjithë si grup minimalisht respektin për të dëgjuar deputetë dhe ministra të kësaj qeveria, minimalisht nuk do u ngriheshit në këmbë duke u folur nga vendi. Nëse do kishit minimalisht si grup për të dëgjuar deputetët apo ministrat nuk do u ngriheshit në këmbë nga vendi, nuk do shpifnit por do prisnit me shumë durim dhe qetësi të japin shpjegime për cështje për të cilat keni kërkuar shpjegime publike. Do ishte e udhës që ju dhe Bardhi që nxituan të hidhnin gurë drejt deputetes Xhaçka.
Fraksion.com