“Do futemi me çdo kusht!”, Protesta: Tentoi të hynte në godinë, anëtari i Këshillit Bashkiak Tedi Blushi konfrontohet me policët
Këshilltarët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë në godinën e Bashkisë Tiranë, aty ku po mbahet edhe protesta e thirrur në lidhje dosjen 5D.
Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë, por janë ndaluar nga efektivët.
Anëtari i këshillit Tedi Blushi, pati edhe një konfliktim fizik me policinë.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kreut të Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj.
Fraksion.com