AktualitetPolitikëTë fundit

“Çështjen time GJK e ka pushuar”, Xhaçka: Për t’i vënë kapakun, nga leckat e topit të opozitës diskutohet sikur do të votohet sot për të më mbajtur në këmbë apo jo

Olta Xhaçka ka folur në seancën në Kuvend, në lidhje me diskutimin për mandatin e saj.

Ajo u shpreh se kishte menduar nëse duhet apo jo ta linte mandatin,. në mënyrë që t’i shpëtonte linçimit, por shtoi se nuk ka përfituar asgjë duke përdorur pozitën.

Xhaçka u shpreh se çështja e saj është shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe se gjykimi është pushuar.

Ajo tha se nuk është në konflikt interesi.

Olta Xhaçka: Prej kohësh zhvillohen gjyqe prokurorësh e gjykatësish pa licencë, por me licencë për të shpifur.
Për të më nëpërkëmbur dinjitetin. Nuk jam përgjigjur. Kam menduar nëse duhet të dorëzoj mandatin e t’i shpëtoj linçimit. Jam menduar se ku kam gabuar, di të them që as kam ushtruar influencë për të përfituar, as nuk kam përfituar asgjë.

Janë shpifje. Për t’i vënë kapakun, nga leckat e topit të opozitës diskutohet sikur do të votohet sot për të më mbajtur në këmbë apo jo. Çështjen time GJK e ka pushuar.
Meqë në këtë absurditet, u arrit për shkak të akuzave të ngritur ndaj meje, dhe votimi sot lifdhet me mandatin tim, nuk do komentoj dhe kolegët le të diskutojnë e të evndosin të lirë. Nuk hesht për fajësinë e dhënë nga gjykata e shkallës zero. Smë bën të flas sot se të lartpërmendurit do të ndryshojnë qëndrim, por dua të dëgjohet zëri im.

Askush nuk do të gjejë asnjë fjaalë të dalë nga unë, kundër organeve të drejtësisë.
Që në janar 2023 çështja ime u shqyrtua nga GJK për 8 orë duke administruar provat e faktet, ato reale jo ato të emisioneve televizive.
Kjo është një zallamahi ku jam bërë unë mishi për top.

Aty flitet për investime të bëra falë favoreve të bëra nga qeveria. E gjitha, nga fillimi në fund, është leje për përdorim plazhi, pjesë e të cilës është dhe bashkëshorti im. Ai është sipërmarrës para se të bëhej deputet. Nuk mund të vazhdonim këtë angazhim. As unë, as nga bashkëshorti im, nuk është përfituar nga shteti. Sipërmarrja është 100% private. E verifikueshme. Nuk është shkelur asnjë ligj. Nuk jam në konflikt interesi.

 

Fraksion.com