AktualitetPolitikëTë fundit

Bardhi rikthen në grupin e PD-së Berishën dhe deputetët e përjashtuar! Alibeaj: Pazar mes PS-së dhe Rithemelimit

Gazment Bardhi revokon përjashtimet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha duke kthyer deputetët në Grupin Parlamentar, mes tyre dhe Sali Berishën.

Në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Bardhi i cili mban dhe postin e nënkryetarit të demokratëve të Rithemelimit i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit mbi ndryshimin e përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores sẽ Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur “Revokimi i te gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature”. Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga  data 3 Prill 2024. Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit” shkruhet në letrën e Bardhit që  përmban datën 9 prill 2024.

Ndërkohë ‘Pazar’ mes PS-së dhe Rithemelimit e ka cilësuar Enklejd Alibeaj këtë vendim të Gazment Bardhit, për të revokuar përjashtimet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Alibeaj komentoi edhe raportin e Freedom Hause që thotë se partitë politike duhet të largojnë personat që minojnë demokracinë. Alibeaj tha se asnjë person ‘non grata’ nuk do të jetë pjesë e PD-së.

Deputet e përjashtuar nga Basha 

Më 11 janar 2022 Basha thirri një mbledhje të kryesisë së Partisë Demokratike që zgjati më shumë se 8 orë, ku u vendos përjashtimi përgjithmonë nga anëtarësimi në parti i ish-kryetarit  Sali Berisha me motivacionin e “nxitjes së dhunës dhe urrejtjes në protestën e 8 janarit”.

Sali Berisha
Tritan Shehu
Flamur Noka
Albana Vokshi
Luan Baçi
Edmond Spaho

 

Fraksion.com