AktualitetPolitikëTë fundit

Bardhi rikthen Berishën në grupin e PD-së, Alibeaj: Pazar në errësirë mes Rithemelimit dhe PS, Nikolla po u…

Pazar të hidhur’ mes PS-së dhe Rithemelimit e ka cilësuar Enklejd Alibeaj njoftimin e Gazment Bardhit drejtuar Kuvendit, për të revokuar përjashtimet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha duke kthyer deputetët në Grupin Parlamentar, mes tyre dhe Sali Berishën.

Alibeaj komentoi edhe raportin e Freedom Hause që thotë se partitë politike duhet të largojnë personat që minojnë demokracinë. Alibeaj tha se asnjë person ‘non grata’ nuk do të jetë pjesë e PD-së. Qëndrimi i PD-së sipas Aliebajt ka qenë parimore.

“E miratuar nga Lindita Nikolla. Shiheni sot sa qetësi parlamenti. Siç duket marrëveshja është në heshtje ‘të ndërmerren akte kaq të rëndësishme për politikën shqiptar. Kanë ndodhur dy ngjarje dhe e rëndësishme është dhe raporti i FH i cili vinte theksin në luftën që po i bëhet SPAK-ut në luftën që ai po bën nga të dyja krahët e politikës së vjetër nga një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe minimit të demokracisë.

Është e rëndësisë jetike për demokracinë në Shqipëri që partitë politike ti largojnë ata që janë të përfshirë në korrupsion. Politika shqiptare sot do të duhet ta këtë si udhërrëfyes. Është drejtësia por duhet të bëj dhe politika. PD e ka ndërmarrë këtë luftë këtë betejë.

Qëndrimi zyrtar i PD-së është vlerë politike e jona, ndaj kemi marrë këto akte për përjashtime ka qenë distancim nga praktikat dhe simptomat politike. A është e aftë ajo të distancohet. Sot Nikolla merr dhe kuron dhe qëndrimet e PD-së. Sot del e mbron gjasme interesat e PD-së. Kjo tregon se të gjitha pazaret e natës të çojnë në atë që duan ti përfshijnë të gjithë një kazan. Qendrimi i PD-së ka qenë parimor. Edhe Nikolla të kuptojë që ajo betejë që ka bërë PD është betejë e gjithë shqiptarëve. Ngjarja më e hidhur e radhës që bëhet pas pazarit.’’- tha Alibeaj.

I pyetur në lidhje me pritshmëritë për vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së, Alibeaj tha se ‘nuk ka shans ligjor që vula të shkojë diku tjetër.’

 

Fraksion.com