“Përulje ndaj dokeve të tjetrit”, Rama publikon fotoalbumin e mbrëmjes së djeshme nga sofra tradicionale e iftarit
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama shtruan mbrëmjen e djeshme darkën e Iftarit në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotoalbumin nga sofra tradicionale e iftarit.
“Pjesëmarrja në Iftar është një lloj agjërimi më vete, një e lënë mënjanë ndaj paragjykimeve, një përulje ndaj dokeve të tjetrit, kryerja e një gjesti njerzillëku, në një vend si i yni, ku të qenit të ndryshëm në fe, nuk ka bërë të grindemi. Duke shtruar një Iftar bashkohemi në rrugë të ndryshme, në respektin e agjërimit të motrave dhe vëllezërve, në muajin e shenjtë të Ramazanit”, u shpreh Rama në fjalën e tij.
Ai theksoi se vakti i Iftarit nuk është i zakonshëm, por një ndarje buke mes të fortëve, atyre që agjërojnë, dhe më pak të fortëve, ata që nuk agjërojnë.
“Përnjimend, iftari na bashkon në sofër si dritat e kandilave, që si varg yjesh lidhin minaren e xhamisë së Fushë-Çelës me këmbanaren e Kishës së Gjuhadolit”, ka theksuar Kryeministri duke cituar vargje të At Gjergj Fishtës.
Fraksion.com